Bota

Tmerr në Britani/ 21- vjeçari mbahet peng nga çifti i ish-zyrtarëve, e kërcënonin t'iu jepte veshkën për vajzën e tyre

Familja Ekweremadu dyshohet se e trajtuan të riun si skllav përpara se ai të largohej dhe të shkonte në stacionin e policisë Staines në Surrey.

8 Nëntor 2022, 11:21 Nga a.l
Tmerr në Britani/ 21- vjeçari mbahet peng nga çifti i
foto ilustruese

BRITANI- Një 21-vjeçar në Britani ka përjetuar momente tmerri teksa u mbajt peng nga një çift ish-zyrtarë të Britanisë, duke e kërcënuar të jepte veshkën për vajzën e tyre. Sipas mediave të huaja, senatori nigerian Ike Ekweremadu, 60 vjeç, akuzohet me gruan e tij, Beatrice, 56 vjeç, vajzën e tyre, Sonia, 25 vjeç dhe një mjek se sollën 21- vjeçarin nga Nigeria për t'i hequr një veshkë.

21-vjeçari refuzoi të kryente operacionin pas testeve paraprake në Royal Free Hospital në Londër, e në këtë mënyrë siç raportojnë mediat e huaja, familja Ekweremadu dyshohet se e trajtuan të riun si skllav përpara se ai të largohej dhe të shkonte në stacionin e policisë Staines në Surrey.

Ike Ekeweremadu

Ekweremadu është një senator i Partisë Demokratike Popullore të opozitës për shtetin Enugu në Nigerinë juglindore. Ai dhe familja e tij u arrestuan në aeroportin Heathroë të Londrës në qershor. Prokurorët thonë se veshka ishte menduar për Sonia.

Vepra e supozuar besohet të ketë ndodhur nga 1 gushti i vitit të kaluar deri më 5 maj të këtij viti. Asnjë pretendim nuk u pranua kur të pandehurit u paraqitën në Gjykatën Qendrore Penale të Londrës të hënën. Ekweremadu dhe Obeta u lanë në paraburgim ndërsa Beatrice dhe Sonia u liruan me kusht. Gjykatësi Mark Lucraft caktoi një tjetër datë dëgjimore për 16 dhjetor dhe solli gjykimin e të pandehurve nga maji deri më 31 janar./ Dosja.al

ike ekweremadu beatrice ekweremadu

Sondazh

Poll