Bota

Mediat serbe: KFOR dhe EULEX, 'të detyruar' të mbrojnë serbët në veri

Dërgimi i forcave të Policisë së Kosovës nuk do e zbusnin situtën përkundrazi sipas tyre kjo vetëm sa do 'i hidhte bezninë' zjarrit. 

8 Nëntor 2022, 11:38 Nga e.k
Mediat serbe: KFOR dhe EULEX, 'të detyruar' të mbrojnë
Pamje nga një tubim i serbëve

SERBI- Mediat serbe shkruajnë se KFOR ka për detyrë që të mbrojë serbët në veri të Kosovës dhe të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen nga institucionet. Sipas mediave, KFOR do të duhet të marrë rolin dhe vendin e lënë bosh nga policiët serbë në Mitrovicë. 

Sipas tyre, puna e tyre do të varet edhe nga ajo që do të ndodhë në veri të Kosovës por ata shkruajnë mediat nuk duhet të harrojnë se janë aty për të mbrojtur njerëzit dhe institucionet. Dërgimi i forcave të Policisë së Kosovës nuk do e zbusnin situtën përkundrazi sipas tyre kjo vetëm sa do 'i hidhte bezninë' zjarrit. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha ditën e djeshme se KFOR dhe EULEX duhet të ruajnë gjakftohtësinë dhe të veprojnë në bazë të rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare. Sipas tij nëse Kosova do të ishte e gatshme për sulm atëherë kjo do të ishte një fatkeqësi. KFOR-i aktualisht ka rreth 3,760 ushtarë, ndërsa EULEX-i ka shtuar praninë e pjesëtarëve të tij në veri në fund të tetorit, ku patrullojnë 105 policë.

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll