Bota

Tjetër përdhunim në Greqi, trajneri 36-vjeçar josh studenten në banesën e tij, e terrorizon atë duke e goditur

Protothema shkruan se tjetër ngjarje të rëndë ka ndodhur në Maroussi rreth dhjetë ditë më parë me një mësues 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar studenten e tij 21-vjeçare. 

8 Nëntor 2022, 10:53 Nga I.A
 
Tjetër përdhunim në Greqi, trajneri 36-vjeçar josh
Foto Ilustruese

GREQI- Nuk kanë fund krimet seksuale që regjistrohen dhe dalin në dritë ditët e fundit. Protothema shkruan se tjetër ngjarje të rëndë ka ndodhur në Maroussi rreth dhjetë ditë më parë me një mësues 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar studenten e tij 21-vjeçare. Konkretisht, sipas denoncimit të 21-vjeçares, më datë 24.10.2022, e reja është pritur në shtëpinë e trajnerit të tij për tu stërvitur herët në mëngjes me të.

Por trajneri, duket se kishte qëllime të tjera. Sipas shkresave të lëndës dyshohet se ai ka kryer akte seksuale ndaj studentes së tij 21-vjeçare, duke e terrorizuar atë, duke fyer nderin dhe dinjitetin e saj  Studentja e frikësuar, arriti që të shpëtonte dhe njoftoi familjen.

Pas disa ditësh ka denoncuar në polici ngjarjen dhe mësuesi është arrestuar pardje, në orën 11.30 të mëngjesit, në qendër të Heraklion. Gjatë kontrollit fizik u konstatua se ai mbante një thikë 20 cm. Autori ishte veçanërisht aktiv në rrjetet sociale, duke postuar imazhe me maskime dhe shpata. Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike.

E kaluara e tij është gjithashtu me interes të veçantë pasi mësuesi është paditur nga persona të tretë për dëmtim të rrezikshëm trupor. Në veçanti, në prill 2022, ai goditi partneren e tij në një mënyrë veçanërisht mizore. Ai e kishte kapur nga qafa dhe po i godiste kokën në pllakat e banjës. Shtatorin e kaluar, ai mori një fshesë në duar dhe filloi ta godiste në fytyrë dhe në kofshën e djathtë, duke i shkaktuar gjakderdhje. 

perdhunohet 21-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll