Salzburg-Roma, mesazhi në rrjetet sociale i klubit austriak që tërboi tifozët e Lazios: "Jemi të lumtur që..."
ITALI- Pas derbit të humbur nga Lazio, Roma mësoi kundërshtarin që do të luajë në raundin tjetër të Europa League...
Historia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit duket se nuk dëshiron të dijë fjalën e fundit.

ARGJENTINË- Historia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit duket se nuk dëshiron të dijë fjalën e fundit. Ose ndoshta i leverdis, veçanërisht showgirl-it argjentinas, të mbajë në fije një marrëdhënie që po merr karakter gjithnjë e më grotesk.E kthyer në Itali për të marrë pjesë në programin 'Dancing with the stars', Nara dha një intervistë të gjatë për Silvia Toffanin.
Wanda Nara tha të vërtetën e saj, në lidhje me martesën me Mauro Icardin. Nga tradhtia e deri te ndarja, nga flirtimi i supozuar me këngëtarin L-Gante e deri te historia e çekut të bllokuar, sipërmarrësja argjentinase ka rikthyer etapat e marrëdhënies së trazuar: “Kemi dy muaj që nuk jemi bashkë me Mauron, por më parë, duke hyrë këtu po flisja me të. Kemi pesë fëmijë bashkë, ai është shumë i pranishëm edhe me djemtë që kam pasur me ish-bashkëshortin”, ka nisur ajo.
“Unë jam pak e modës së vjetër dhe familja është gjëja më e rëndësishme për mua. E lashë karrierën dhe punën time për t'i dhënë përparësi familjes. Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij. Kur filluam të grindemi dhe nuk kishte më qetësi në shtëpi, megjithatë, mendova për qetësinë e fëmijëve dhe thashë mjaft. L-Gante? Ai është thjesht një shok pune, më thirrën për të bërë një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive. Ata shitën gjithçka brenda dy ditësh dhe kështu menaxheri i tij më ofroi videoklipin. Nuk ka asgjë mes nesh”.
Së fundmi, Wanda foli për ndjenjat që ende e lidhin me Icardin: “Çfarë ndjej unë për Mauron? Unë e dua atë, ai është personi më i rëndësishëm dhe ai me të cilin vendosa të rikthehem në lojë në dashuri. Ai e di që unë do të jem gjithmonë atje”, pohoi ajo me besim. Më pas, për rolin e saj si menaxhere e ish-bashkëshortit, ajo ka saktësuar: “Unë jam ende menaxhere e tij. Historia e çekut të bllokuar nuk është e vërtetë. Ndoshta një ditë do të ndodhë, por jo tani. Ndoshta përzierja e jetës private me punën e ka prishur marrëdhënien. E mbylla unë kontratën me Galatasaray”.
E.Ç (Dosja.al)
ITALI- Pas derbit të humbur nga Lazio, Roma mësoi kundërshtarin që do të luajë në raundin tjetër të Europa League...
BRAZIL- Është zyrtare lista me 26 lojtarët e Brazilit për Botërorin e Katarit, eveniment që do të nisë më 20 n&eu...
ITALI- Milano, kisha e San Materno në Figino. Jo shumë larg vendit ku ndodhi prita e Vittorio Boiocchi-t mbrëmjen e 29 tetorit. Sot shumë ...
BRAZIL - Botërori i Katarit po afron gjithnjë e më shumë me Brazilin që do të kërkojë të fitojë titullin e g...
ANGLI - Manchester City vendos një tjetër record, këtë herë në aspektin financiar. Kampionët e Anglisë publikuan bilan...
EUROPË Shorti i 1/16-tës së Champions League u buzëqeshi tri skuadrave italiane. Milan, ndeshjen e parë ndaj Tottenham do e zhvilloj&...
ARGJENTINE - Dhjetë kartona të kuq në një ndeshje të vetme futbolli; është dicka që nuk mendohet as për videoloj&...
ITALI- Mardhënie e vështirë mes Edin Dzekos dhe 'Allianz Stadium' të Torinos. Prillin e kaluar sulmuesi boshnjak, ndoshta i provokuar, pat...
ANGLI - Pronarët e Liverpoolit, ‘Fenway Sports Group’ (FSG) kanë nxjerrë në shitje klubin e Premier League. Pronarët kan&...
KROACI - Në faqen e njohur kroate “Njuskalo”, u shfaq një reklamë ku shitej një Audi RS7 me 605 kuaj fuqi, një veturë...