Sport

Neymar Jr. kësaj here në telashe politike…

Ylli brazilian tensionon klimën në ‘seleçao’, duke u ngatërruar me politikën

7 Nëntor 2022, 17:07 Nga DOSJA

Neymar Jr. kësaj here në telashe politike…

BRAZIL - Botërori i Katarit po afron gjithnjë e më shumë me Brazilin që do të kërkojë të fitojë titullin e gjashtë në historinë e tij. Por kur flitet për ‘seleçaon’ është e paevitueshme të mos përmendet ylli i kësaj skuadre, Neymar Jr. Sulmuesi 30-vjeçar ka hyrë sërish në telashe, këtë here politike, pasi u përfshi në zgjedhjet presidenciale në Brazil.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle ‘Sport’ në versionin online të saj, Neymar është shprehur hapur në mbështetje ndaj Jair Bolsonaros, që në fund humbi zgjedhjet kundrejt rivalit të tij, Lula, duke thyer një rregull të pashkruar të skuadrës kombëtare braziliane; mosmarrjen e asnjë pozicioni publik në çështjet politike.

Për kundër kësaj, Neymar e bëri këtë, duke përdorur rrjetet sociale dhe popullaritetin e tij për të ndikuar në rizgjedhjen e Bolsonaros. Por problemi i vërtetë në këtë histori është diçka tjetër.

Neymar Jr. kësaj here në telashe politike…

Në fushatën e tij, Neymar përfshiu edhe kombëtaren braziliane, teksa deklaroi se rizgjedhjen e Bolsonaros do ta festonte në botërorin e Katarit, duke i dedikuar golin e parë të shënuar prej tij në këtë kompeticion. Një deklaratë që nuk është pëlqyer aspak te pjesa tjetër e futbollistëve të ‘seleçaos’, ku është krijuar një klimë tensioni kur kanë mbetur 2 javë nga starti i evenimentit më të rëndësishëm futbollistik.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll