Sport

Kore dhe pankarta për ish-kapo ultrasin e Interit, 600 njerëz në funeralin e tij, pjesë edhe ultrasit e Lazios dhe Milanit

Milano, kisha e San Materno në Figino. Jo shumë larg vendit ku ndodhi prita e Vittorio Boiocchi-t mbrëmjen e 29 tetorit.

7 Nëntor 2022, 19:03 Nga DOSJA

Kore dhe pankarta për ish-kapo ultrasin e Interit, 600 njerëz në

ITALI- Milano, kisha e San Materno në Figino. Jo shumë larg vendit ku ndodhi prita e Vittorio Boiocchi-t mbrëmjen e 29 tetorit. Sot shumë njerëz ishin të pranishëm në funeralin e ish-kapo ultrasit të Interit. Në funeral ishin mbi 600 njerëz, përfshirë shumë tifozë futbolli, anëtarë të Curva Nord të Interit dhe më gjerë. Nuk munguan edhe pankartat e firmosura nga ultrasit e Lazios, si dhe disa delegacione nga ultrasit e Milanit dhe Vareses.

Shkrimet dhe koret padyshim u panë dhe u dëgjuan jashtë objektit fetar, ndërsa në ceremoni morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë. 69-vjeçari, u ndoq nga dy persona, pikërisht në lagjen Figino. Pasi ishte vetëm, ai u qëllua për vdekje me pesë të shtëna.

E.Ç (Dosja.al)

inter vittorio boiocchi

Sondazh

Poll