Sport

E zbulon në TV se do të jetë në Kupën e Botës, futbollisti entuziasmohet dhe gjunjëzohet: "A dëshiron të martohesh me mua?"

Brazili zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për të luajtur në Kupën e Botës Katar 2022.

7 Nëntor 2022, 19:53 Nga DOSJA

E zbulon në TV se do të jetë në Kupën e Botës,

BRAZIL- Brazili zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për të luajtur në Kupën e Botës Katar 2022. Surpriza e madhe e trajnerit Tite ishte grumbullimi i sulmuesit të Flamengos Pedro. Brazili shpalli emrat e lojtarëve në TV live, duke ia zbuluar ato në të gjithë vendin, madje edhe për vetë lojtarët. Në një video të publikuar nga vetë klubi i tij, mund të shihej gjithë reagimi i sulmuesit që e bëri me një gjest të papritur në grahmat e entuziazmit: i kërkoi të fejuarës së tij të martohet me të.

Emrat e sulmuesve shqiptohen shpejt: Neymar, Vinicius, Martinelli, Pedro… Pasi dëgjon emrin e tij, sulmuesi i Flamengo-s nuk e beson. Përqafon me lot të dashurën dhe nënën. Pedro humbet plotësisht kontrollin e veprimeve të tij dhe kështu, në entuziasmin total, ai vendos të marrë unazën. Sulmuesi i Flamengos, bie në gjunjë dhe i kërkon të fejuarës të martohet me të. Vajza preket, vendos duart në fytyrë dhe pas “po-së” së shumëpritur përqafon Pedro-n, i cili i jep fund një dite perfekte për jetën e tij profesionale dhe private.

E.Ç (Dosja.al)

brazil pedro

Sondazh

Poll