Sport

Manchester City, rekord financiar: 700 milionë euro të ardhura për vitin e shkuar…

Kampionët e Anglisë janë marka e dytë më e vlefshme në botë, 1.3 bilion euro

7 Nëntor 2022, 16:54 Nga DOSJA

Manchester City, rekord financiar: 700 milionë euro të ardhura

ANGLI - Manchester City vendos një tjetër record, këtë herë në aspektin financiar. Kampionët e Anglisë publikuan bilancin për sezonin 2021/22 dhe shifrat janë vërtet të frikshme. ‘Qytetarët’ kanë regjistruar një shumë të ardhurash prej 700 milionë euro dhe fitime prej 47 milionë euro, rezultati më i mirë i financiar i këtij klubi në të gjithë historinë e tij.

Janë të shumtë faktorët që kanë sjellë këtë rezultat të Manchester Cityt dhe një prej tyre janë të ardhurat nga shitjet e biletave në stadium dhe rritja e të ardhurave komerciale. Po kështu fitimet morën një impuls nga shitja e futbollistëve, duke shkuar nga 76 milionë në 286 milionë euro në 5 vitet e fundit.

‘Brand Finance’ e ka cilësuar klubin kampion të Anglisë, si markën e dytë më të vlefshme në botë me një vlerë prej 1 miliardë e 330 milionë euro.

Manchester City, rekord financiar: 700 milionë euro të ardhura

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll