Bota

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi përplaset me dy kamionë dhe shpërthejnë në flakë, vdesin 7 persona (VIDEO)

Nga hetimet e deritanishme nga vendi i ngjarjes, nga aksidenti kanë humbur jetën 7 persona, 11 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

7 Nëntor 2022, 15:40 Nga a.l
Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi përplaset me dy kamionë dhe
aksident ne Turqi

TURQI- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në lagjen Tutak të Agrit në Turqi. Sipas mediave turke, një autobus është përplasur me dy kamionë dhe më pas të treja mjetet kanë shpërthyer në flakë. Nga hetimet e deritanishme nga vendi i ngjarjes, nga aksidenti kanë humbur jetën 7 persona, 11 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Mediat turke gjithashtu raportojnë se pasagjerët kanë mbetur të bllokuar, duke shkaktuar vdekjen e 7 prej tyre. Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në provincën e Agrit, në Turqinë lindore, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

''Raportohet për disa viktima” , ishin deklaratat e para të guvernatorit të provincës së Agrit, i cili ndodhej në vendin e aksidentit, ndërsa numrin e të vdekurve e bëri të ditur presidenti Rexhep Tajip Erdogan, pasi ai mbërriti në vendin e ngjarjes./ Dosja.al

 

aksident ne turqi autobusit perplaset me dy kamione

Sondazh

Poll