Bota

Tensionet në veri, Vuçiç i premton serbve të Kosovës mbështetjen e e tij

Në një postim në Instagram, Vuçiç u shpreh se Serbia vazhdon të mbrojë interesat kombëtare të popullit serb që jeton në komunat në veri të Kosovës.

7 Nëntor 2022, 15:40 Nga d.a.
Tensionet në veri, Vuçiç i premton serbve të
Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet kurrë vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit të tyre.

Në një postim në Instagram, Vuçiç u shpreh se Serbia vazhdon të mbrojë interesat kombëtare të popullit serb që jeton në komunat në veri të Kosovës.

Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë. Ne kemi besim te vetja dhe besojmë se do të arrijmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin, popullin tonë dhe Serbinë tonë!”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

aleksander vucic reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll