Bota

"Mos bini pre e provokimeve", Kurti thotë se serbët e Kosovës rrezikohen më shumë nga Beogradi

Në konferencën për shtyp që mbajti me ministrin e brendshëm Xhelal Sveçla, në lidhje me situatën në veri të vendit dhe dorëheqjet e Listës serbe nga postet zyrtare, Kurti i bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e provokimeve.

7 Nëntor 2022, 15:35 Nga d.a.
"Mos bini pre e provokimeve", Kurti thotë se serbët e
Kurti

KOSOVË- Kyreministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje të gjithë serbëve të mos bien pre e provokimeve pasi sipas tij vetë shteti i tyre po i djeg makinat dhe banesat.

Në konferencën për shtyp që mbajti me ministrin e brendshëm Xhelal Sveçla, në lidhje me situatën në veri të vendit dhe dorëheqjet e Listës serbe nga postet zyrtare, Kurti i bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e provokimeve.

“Iu bëj thirrje qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as mos i braktisni institucionet e Kosovës, sepse ato janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbëve. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se është një numër shumë i vogël i serbëve që qarkullojnë me targa ilegale dhe një numër ektremisht i vogël i serbëve, që s’i marrin dokumentet e Kosovës.

Pjesa dërrmuese e veturave që kalojnë në pikëkalime, nuk janë me targa ilegale. Serbët e Kosovës i kanë mbi 135 mijë letërnjoftime të Kosovës”, ka thënë Kurti, duke i lexuar statistikat, sipas të cilave vetëm 8.5 për qind e veturave janë me targa ilegale.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

albin kurti reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll