Bota

Dorëheqja e 4 kryekomunarëve në veri të Kosovës, Presidenca: Pritet zyrtarizimi i kërkesave për shpalljen e zgjedhjeve

Ndërkohë që KQZ kanë thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani, e pastaj të merren me organizimin e këtyre zgjedhjeve.

7 Nëntor 2022, 15:19 Nga I.A
Dorëheqja e 4 kryekomunarëve në veri të Kosovës,
Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqje të dielën, nga pozita e tyre. Ky vendim ka krijuar momentum për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. Lidhur me këtë presidentja Vjosa Osmani ende nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri nga MAPL-ja.

“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre. Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Ndërkohë që KQZ kanë thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani, e pastaj të merren me organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre”, tha Valmir Elezi.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

vjosa osmani tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll