Bota

Modelet braziliane gjysmë të zhveshura 'pushtojnë' Kullën Eiffel, policia i ndalon: Mbuloni trupin!

Dy bukuroshet shkaktuan zemërim dhe u arrestuan nga policia

7 Nëntor 2022, 15:47 Nga A.B
Modelet braziliane gjysmë të zhveshura 'pushtojnë'
Modelet

FRANCË- Dy modele braziliane të cilat pozuan para Kullës Eifel shkaktuan “stuhi” reagimesh. Dy vajzat e veshura me kostumet e rrobave të banjos, u përballën me zemërimin e parisienëve. Policia e qytetit iu afrua, duke i paralajmëruar të mbulonin trupin.

24-vjeçarja Gabriela Verciani dhe 27-vjeçarja Gambili ishin dy brazilianët që i vunë 'flakën' Parisit pasi po promovonin rrobat e banjos.

Veprimet e modeleve u ndeshën edhe me kritika nga miqtë e tyre online kur postuan imazhet e tyre në Instagram.

Modelet braziliane gjysmë të zhveshura 'pushtojnë'

Në videot që u postuan dhe u bënë shpejt virale, shihen vajzat duke hequr palltot e gjata të zeza, ndërsa një vajzë e tretë, e cila duket e ngjashme, i fotografon.

Gruaja e tretë, e cila quhet Vanessa Lopez, ka folur përmes llogarisë personale në Instagram për incidentin e “përçarjes” dhe ka komentuar: “ U arrestuam nga djemtë se bëmë një reklamë bikini dhe ata thanë se nuk mundemi. Unë u thashë se po e bëjmë sepse kemi një biznes me rroba banje , "duke mos ditur se pjesa e rrobave të banjës në sesionin e tyre fotografik përfshinte një atraksion të madh turistik.

Më pas ajo shtoi se policia i ka njoftuar se është e ndaluar të bëhen foto me rroba banje para Kullës ikonike Eiffel.

Modelet braziliane gjysmë të zhveshura 'pushtojnë'

Të gjithë ata që panë imazhet thanë se modelet duhet të "turpërohen" për veprimet e tyre, ndërsa të tjerët thanë se "kanë kaluar kufirin'.

modelet ne france gabriela verciani gambili

Sondazh

Poll