Bota

Largimet e serbëve në Kosovë, Sveçla: 578 policë dhanë dorëheqje në Mitrovicën e Veriut, u rrezikohet jeta nëse nuk e bëjnë

Në një konferencë për shtyp së basshku me kryeministrit Albin Kurti, ministri tha se policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje, pasi janë të kërcënuar.

7 Nëntor 2022, 15:50 Nga d.a.
Largimet e serbëve në Kosovë, Sveçla: 578 policë
Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur rreth 600 dorëheqje të zyrtarëve serbë.

“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla në një konferencë për media.

Në një konferencë për shtyp së basshku me kryeministrit Albin Kurti, ministri tha se policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje, pasi janë të kërcënuar.

“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqja”, tha ai.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

xhelal sveçla albin kurti reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll