Bota

Tensionet në veri, Haradinaj: Albin Kurti është përfshirë në skenar të Serbisë për dështimin e dialogut

Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është kyçur” në një “skenar të Serbisë për dështimin e propozim-marrëveshjes së Gjermanisë dhe Francës”.

7 Nëntor 2022, 16:01 Nga d.a.
Tensionet në veri, Haradinaj: Albin Kurti është
Haradinaj

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës njëkohësisht kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta pranojë menjëherë kërkesën e SHBA-së për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e vendimit për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia.

Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është kyçur” në një “skenar të Serbisë për dështimin e propozim-marrëveshjes së Gjermanisë dhe Francës”.

“Në këtë skenar është kyçur dhe po e ndihmon edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Disa herë në të kaluarën jam betuar se do ta them të vërtetën në interes të interesave tona nacionale. Dhe tani do t’i qes disa fakte për këtë”, tha kryetari i AAK-së.

Sipas tij, në tetor në Prishtinë dhe në Beograd kishte mbërritur propozim marrëveshja, që siç thotë ai, e përmbante edhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Amerika duke e ditë qëllimin e Serbisë për dështimin e dialogut, i ka kërkuar Kosovës që ta shtyjë vendimin për targat. Albin Kurti ka vendos mos me e dëgju Amerikën por me shku në një rrugë që është e paqartë se e kujt është”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se “Kurti dhe Qeveria e tij e kanë kthy procesin nga marrëveshja që në përmbajtje e kishte njohjen, në dialogun për kthimin e serbëve në institucione dhe Asociacionin”.

Qytetarë të Kosovës, vlerësojeni vetë i kujt është Albin Kurti dhe për kë punon. Unë e kam për detyrë me ua thënë të vërtetën çdoherë”, tha Haradinaj.

ramush haradinaj albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll