Sport

I bënë gjëmën në takimin ndaj Liverpool, Conte nuk i mban nervat, futet në zonën teknike të Klopp dhe grindet me… (video)

Tottenham humbi në shtëpi nga Liverpool dhe pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Ishte Mohamed Salah, me një dygolësh, për t'u dhënë Reds-ve fitoren e parë në transfertë të sezonit

7 Nëntor 2022, 12:36 Nga DOSJA

I bënë gjëmën në takimin ndaj Liverpool, Conte nuk i

ANGLI- Tottenham humbi në shtëpi nga Liverpool dhe pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Ishte Mohamed Salah, me një dygolësh, për t'u dhënë Reds-ve fitoren e parë në transfertë të sezonit. Një ndeshje plot emocione si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Antonio Conte në fund u tërbua dhe u fut në zonën teknike të Klopp, duke u grindur me Lijnders. Më pas, një gjest zemërimi i kushtoi atij kartonin e verdhë.

19 minuta nga fundi, topi del jashtë dhe shkon për në Liverpool. Antonio Conte dëshiron që lojtarët e Liverpool ta fillojnë ndeshjen shpejt, por Robertson nuk mund ta riluajë topin në lojë, sepse askush nuk e ktheu topin që doli pak më parë. Conte kthehet nga pankina e kundërshtarit dhe kupton se Pep Lijnders, ndihmësi i Klopp, ka një tjetër top në duar. Lijnders nuk ia dorëzon topin Robertson për të humbur pak kohë, por Conte tërbohet.

Trajneri i Spurs futet në zonën teknike të Klopp, afrohet dhe i heq topin nga duart. Trajneri i Liverpool ngre duart për të protestuar dhe tërhequr vëmendjen e arbitrit dhe ndërkohë, mes dy stolave ​​shpërthen një sherr. Në fund, arbitri paralajmëron Conten.

53-vjeçari, pas ndeshjes, tha se kishte respekt për Klopp dhe stafin e tij, por gjithashtu shprehu të gjithë zhgënjimin e tij me rezultatin, të cilin e konsideron të padrejtë: “Kam respekt të madh për Klopp dhe stafin e tij. Është e vështirë të shpjegosh humbjen, ne meritonim shumë më tepër. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Portieri i tyre bëri disa pritje dhe ne goditëm shtyllën dhe traversën. Mendoj se rezultati është i padrejtë”.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool tottenham conte

Sondazh

Poll