Sport

UEFA përcakton çiftet për 1/16-tat dhe rrugën e Champions League...

Ndeshjet e raundit të pare për 1/16-tat do të luhen më 14/15/21/22 shkurt 2023, ndërsa ndeshjet e kthimit më 7/8/14/15 mars 2023.

7 Nëntor 2022, 12:31 Nga DOSJA

UEFA përcakton çiftet për 1/16-tat dhe rrugën e Champions

ZVICER - Pak më parë është hedhur shorti i fazës së 1/16 të Champions League, në Nyon të Zvicrës. Goglat ka bërë që të ketë përplasje interesante:

Leipzig-Manchester City

Club Brugge-Benfica

Liverpool-Real Madrid

Milan-Tottenham

Frankfurt-Napoli

Dortmund-Chelsea

Inter-Porto

PSG-Bayern Munich

Sakaq më herët janë përcaktuar edhe datat e sfidave deri në finalen e madhe: Ndeshjet e raundit të pare për 1/16-tat do të luhen më 14/15/21/22 shkurt 2023, ndërsa ndeshjet e kthimit më 7/8/14/15 mars 2023.

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet: 17 mars 2023. Ndeshja e parë, çerekfinalet: 11/12 prill 2023, ndeshja e kthimit çerekfinale: 18/19 prill 2023. Sakaq, ndeshja e parë gjysmëfinale: 9/10 maj 2023, ndërsa ndeshja e kthimit gjysmëfinale: 16/17 maj 2023. Siç dihet, finalja do të luhet më 10 qershor 2023, në stadiumin ‘Ataturk’ në Stamboll (Turqi).

UEFA përcakton çiftet për 1/16-tat dhe rrugën e Champions

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll