Rabiot dhe Fagioli vendosin derbin e Italisë, Juve mposht Interin dhe e parakolon në renditje
ITALI- Juventus mund Interin 2-0 dhe fiton derbin e Italisë. Me këtë sukses, ekipi bardhezi kalon në renditje Interin (25 pikë kundre...
Në derbin i së dielës pati gjithçka dhe nuk ishte përjashtim nga rregulli. Jesus Navas hapi rezultatin, përpara se Gudelj t'i ofronte ekipit të tij një barazim 1-1 në fund të ndeshjes.

SPANJE - Derbet e Sevilles janë shpërthyes dhe ky i së dielës nuk ishte përjashtim nga rregulli. Tifozët e zjarrtë të stadiumit ‘Benito-Villamarin’ të Betisit, patën të drejtën e një takimi shumë të hapur dhe mbi të gjitha të pasur me emocione. Megjithë mundësitë e shumta dhe sidomos humbjet e mëdha, takimi u zhbllokua vërtet pas gjysmë ore lojë me përjashtimin e Montielit. Argjentinasi u largua me karton të kuq nga fusha për një ndërhyrje në gju (38’).
Në epërsi numerike, Betis shfrytëzoi rastin për të hapur rezultatin. Në një gjuajtje bilardo, i gjori Jesus Navas (43’), i cili sapo ishte futur në lojë, pa topin të kërcente nga kofsha e tij dhe të përfundonte në rrjetë, duke shkaktuar autogol.
Por vetëm pak minuta më vonë, ishte Betis që e gjeti veten me 10 lojtarë. Fekir, për të mbrojtur një top, goditi me bërryl dhe gjyqtari pasi pa VAR, vendosi ta përjashtojë francezin (45’+3). Një përjashtim i rëndë për Betisin, por që i ktheu dy skuadrat në dhomat e zhveshjes me 10 kundër 10.

Intensiteti nuk ra pas pushimit dhe ka qenë Borja Iglesias ai që e ka pësuar. Sulmuesi i Betisit, i pamësuar me punën në mbrojtje, u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje absolutisht të pakontrolluar (49’). Me 10 kundër 9, Sevilla theu dhëmbët për një kohë të gjatë në mbrojtjen heroike të Betisit.
Por një vepër individuale e Nemanja Gudelj (82’), e ndryshoi situatën. Mbrojtësi serb gjuajti pastër nga 25 metra, duke shënuar golin e barazimit 1-1. Me këtë rezultat, lojtarët e Sevillas së Jorge Sampaolit dalin nga zona e rënies dhe ngjiten në vendin e 17-të. Ndërkohë Betis nuk u ngjit në podium dhe mbetet i katërti, me të njëjtin numër pikësh si Atlético.
Real Betis always come through with the pre-match vibes… This time it was in the El Gran Derby vs Sevilla! ????????pic.twitter.com/Uo06lMTf5Y
— EuroFoot (@eurofootcom) November 6, 2022
B.T (Dosja.al)
ITALI- Juventus mund Interin 2-0 dhe fiton derbin e Italisë. Me këtë sukses, ekipi bardhezi kalon në renditje Interin (25 pikë kundre...
SPANJË- Vedat Muriqi vazhdon momentin e mirë te Mallorca. Sulmuesi dardan ishte protagonist në takimin ndaj Villareal përfunduar me shifra...
ITALI- Një fitore vendimtare për të ngritur kokën dhe për të larguar fantazmat e një jave makthi. Pas humbjes në kampi...
ANGLI- Tottenham humbet me shifrat 1-2 nga Liverpool dhe nuk arrin të blindojë vendin e tretë. Ekipi drejtuar nga Conte pëson humbjen e dy...
ITALI-Stefano Sensi u dëmtua në ndeshjen Monza-Verona.Në minutën e 87-të, mesfushori gjatë një kontakti me Sulemanën e...
ANGLI-Debutim ëndrrash për Unai Emery që fiton ndeshjen e parë në stol si trajneri i Aston Villa-s. Skuadra e teknikut spanjoll mposh...
FRANCE - I ndëshkuar shpejt nga një gabim i portierit Yvon Mvogo përballë Neymar, FC Lorient barazoi në pjesën e dytë me Te...
ANGLI- Arsenal fitoi derbin e Londrës ndaj Chelsea-t me shifrat 0-1, përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Premier Leagu...
Granit Xhaka BRITANI E MADHE- Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është bërë viral në rrjet për shkak të një interv...
TIRANE - Janë luajtur sot dy ndeshje të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Dinamo është r...