Sport

Klopp, pas dopiedës së Mo Salah ndaj Tottenham: "Ai është çmenduri!"...

Pas fitores së Liverpoolit ndaj Spurs të dielën (2-1), trajneri i ‘Reds’, nuk i ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e tij egjiptian, i cili shënoi dy herë në këtë takim.

7 Nëntor 2022, 07:10 Nga DOSJA

Klopp, pas dopiedës së Mo Salah ndaj Tottenham: "Ai

ANGLI - Pas fitores 2-1 të Liverpool të dielën ndaj Tottenham, trajneri gjerman Jürgen Klopp ka folur me superlative për sulmuesin e tij egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi një dopiedë dhe ishte heroi i fitores së ‘Reds’-ave ndaj Spurs:

“Mo nuk do të ndalet kurrë. Ai është në tetë golashënuesit më të mirë në historinë e Liverpool dhe nuk do të ndalet kurrë. Kur shikon statistikat, golat dhe asistimet e tij, është çmenduri! Nëse shikoni karrierën e tij gjatë katër, pesë, gjashtë viteve të fundit, të gjithë do ta kujtojnë atë si një nga sulmuesit më të mirë. Sonte ajo që më pëlqeu më shumë sot ishte se ai shënoi të dy golat dhe më pas luajti si një lojtar i vërtetë për ekipin”.

Klopp, pas dopiedës së Mo Salah ndaj Tottenham: "Ai

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll