Sport

Mourinho: “Mungesa e Dybala më e rëndë se ajo e Milinkovic dhe Immobile”...

Trajneri verdhekuq pas humbjes në derbi: “Na mungoi kthjelltësia, por jo identiteti”

7 Nëntor 2022, 07:15 Nga DOSJA

Mourinho: “Mungesa e Dybala më e rëndë se ajo e Milinkovic

ITALI - “Lazio fitoi me një gjysmë gol”. Josè Mourinho i hidhëruar pas humbjes së Romës në derbin e kryeqytetit, flet hapur një për humbje të pamerituar: "Nuk ishte e lehtë të luash kundër një skuadre, që ishte e gjitha e ulët dhe që menaxhonte mirë ritmin. Ata e mbrojtën mire golin, ndërsa ne patëm mungesa të qartësisë, si dhe cilësinë e sulmuesit që mund të bëjë diferencën”,- tha ‘Speciali’ për Dazn, i cili më pas nënvizoi se dëmtimi i Pellegrinit e rëndoi shumë në lojë: "Kur disa lojtarë mungojnë, ne hyjmë në vështirësi. Pellegrini gjithmonë ka luajtëm në Europa League kur duhej të shënonim pikë, një dëmtim është normal”.

Krahas kualitetit të mesfushorit sulmues blu, munguan edhe një herë golat e sulmuesve: “Jo vetëm golat, por edhe loja ekipore dhe fitorja e një dueli individual. Kur luan shumë direkt, duhet të fitosh duelet individuale dhe ne nuk ishim aty të suksesshëm”. Mungesa e Paulo Dybalas ka ndikuar shumë?: "Natyrisht që ai dëshiron të shkojë në Kupën e Botës, është e vështirë të thuash jo. Nëse ka një evolucion të mirë të dëmtimit të tij, shpresojmë ta rikthejmë të dielën me Torinon. Shumë flasim për Savic dhe Immobile, nuk folëm për Dybalan, por mendoj se mungesa e tij është më e rëndësishme sepse është drita që na jep asistime dhe gola”.

Mourinho: “Mungesa e Dybala më e rëndë se ajo e Milinkovic

Ndaj lacialëve, Romës i erdhi një tjetër nokaut në përballjet direkte në shtëpi: "Roma humbet dhe për mendimin tim pa meritë. Na mungoi qartësia, por identiteti për të arritur një rezultat është i paprekshëm." Tregu i transferimeve të janarit po afron, por Mourinho siguron se Roma nuk do të bëjë investime të mëdha: "Mendoj se jo. Duhet të rikuperojmë lojtarë, nuk e di nëse për shembull Wijnaldum do të jetë aty në fillim të vitit. Ne duhet të bëjmë me atë që kemi, si Volpato që ka luajtur tashmë 4 ndeshje. Nëse duhet t'u japim hapësirë ​​lojtarëve të tjerë të rinj, do ta bëjmë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll