Sport

VIDEO/ Kështu nuk e keni parë kurrë! Ronaldo i kthehet mundjes: një përpleshje e fuqishme fizike me mbrojtësin Mings

CR7 dhe qendërmbrojtësi i Villas u kapën me njeri-tjetrin në qendër të zones dhe nuk lëshoheshin. Tërhiqeshin nga fanelat në mënyrë të dhunshme, duke krijuar premisat e një sherrit, ku do të përfshiheshin edhe disa shokë skuadre.

7 Nëntor 2022, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Kështu nuk e keni parë kurrë! Ronaldo i kthehet mundjes:

ANGLI - Fillimi më i keq i Cristiano Ronaldos, në sezonin e pesëmbëdhjetë viteve të fundit, duket se nuk dëshiron të përfundojë. CR7, të dielën kapiten në humbjen e Manchester United ndaj Aston Villas, luajti një nga ndeshjet e tij më të këqija të vitit, duke u bërë protagonist, edhe në për një episod që ndodhi me mbrojtësin e qendrës së Villas, Tyrone Mings. 

Në një moment të lojës, në zhvillimin e një goditje këndi, CR7 dhe qendra angleze u kapën me njeri-tjetrin në qendër të zones dhe nuk lëshoheshin. Tërhiqeshin nga fanelat në mënyrë të dhunshme, duke krijuar premisat e një sherrit, ku do të përfshiheshin edhe disa shokë skuadre. Qetësia u kthye, por arbitri paralajmëroi si Ronaldon ashtu edhe mbrojtësin Mings të Aston Villas…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll