Sport

Mësohet rregulli, pse dhe si ‘peshkaqenët e dështuar të Championsit’, do të luajnë në fazën eliminatore të Europa League…

Në short, tetë skuadrat e renditura të parat në grupe të Europa League, do të presin ndeshjet e 1/32-ave, ku do të përballen skuadrat e renditura të dyta me tetë skuadra e treta që zbresin nga Champions League

7 Nëntor 2022, 10:19 Nga DOSJA

Mësohet rregulli, pse dhe si ‘peshkaqenët e dështuar

ZVICER - As Barcelona dhe as Sevilla nuk arritën të kalonin në fazën eliminatore të Champions League. Për disa mund të jetë një 'çmim' i vogël, por vendi i tretë në të cilin të dy këto skuadra përfunduan, u jep atyre akses për të luajtur në raundin e 32-të të Europa League. Një kompeticion në të cilin ata do të mund të fitojnë një pjesë të parave që kanë 'humbur' duke qëndruar jashtë Champions League.

Diçka që, për shembull, nuk mund ta arrinte Atlético Madrid, i cili e përfundoi fazën e grupeve në pozitën e katërt dhe të fundit, pas Porto, Bruges dhe Bayer Leverkusen. Një vend i tretë që përfshin 'peshaqenë të dështuar’ të Champions League, siç i përshkroi José Mourinho, në Europa League. Spanjollët janë dy prej tyre, së bashku me Ajax, Leverkusen, Sporting, Salzburg, Shakhtar dhe Juventus.

Rregulli që skuadrat e treta në Champions League të bashkohen me Europa League u vendos në vitin 1999. Disa nga të ‘rënët’ kanë arritur të fitojnë trofeun e ish-kupës UEFA dhe të Evropa League aktuale, si Atlético Madrid në 2018 ose Sevilla në 2016. Mes kandidatëve për këtë edicion ka disa që vijnë nga konkursi i parë në Europë.

Sigurisht, ata kanë një handikap të vogël kur bëhet fjalë për avancimin e raundeve. Vendi i parë në secilin nga tetë grupet e Europa League kalon direkt në raundin e 16-të. Aty do të presin tetë skuadra që do të dalin nga duelet mes grupit të dytë në Europa League dhe të tretës në Champions League. PSV, Stade Rennais, Roma, Union Berlin, Manchester United, Midtjylland, Nantes dhe Monaco, janë rivalët e mundshëm në 1/16 për Barcelonën, Seviljen, Ajax, Leverkusen, Sporting, Salzburg, Shakhtar dhe Juventus, që vine nga Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll