Politike

"Kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë"/ Biden mesazh falenderimi presidentit Begaj

Biden vlerëson ndihmën e Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë, si kontribut për një botë më të sigurt. 

7 Nëntor 2022, 11:46 Nga a.l
"Kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe
foto ilustruese

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar një mesazh falenderimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përmes ambasadores, Linda Thomas-Greenfield në kuadër të takimeve në Tiranë.

Biden falenderon Begajn për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale. Ndërsa vlerëson ndihmën e Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë, si kontribut për një botë më të sigurt. 

Po ashtu në mesazhin e dërguar për presidentin Begaj, Biden shpreh dëshirën për të thelluar partneritetin strategjik mes dy vendeve, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. 

MESAZHI I PLOTË:

Tiranë, 7 nëntor 2022

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj mori sot, gjatë takimit me Përfaqësuesen e SHBA-së në OKB, Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, një mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje nga Presidenti Biden për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën” – shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.

Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale.

Presidenti Biden vlerëson ndihmën bujare të Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë, si kontribut për një botë më të sigurt.

“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike”, theksohet në mesazh.

Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Presidenti Biden nënvizon se në vitet e ardhshme dëshirojmë që t'a thellojmë edhe më tej partneritetin tonë strategjik, si dhe do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për një rol më të madh lidershipi, përmes promovimit të stabilitetit dhe sigurisë energjitike në Ballkanin Perëndimor.

joe biden bajram begaj

Sondazh

Poll