Politike

Zgjidhet kryetarja e Lidhjes Demokratike Së Gruas në Maliq (EMRI)

Eglantina Shkëmbi ka punuar si specialiste pranë Zyrës së deputetëve të Partisë Demokratike, për Qarkun e Korçës. 

6 Nëntor 2022, 17:32 Nga a.l
Zgjidhet kryetarja e Lidhjes Demokratike Së Gruas në Maliq (EMRI)
foto ilustruese

MALIQ- Sot u zhvilluan zgjedhjet për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas në Degën Maliq, me dy kandidate Eglantina Shkëmbi dhe Dorina Demollari. Shkëmbi ka kryesuar me vota duke u shpallur zyrtarisht kryetarja e LDG dega Maliq. Eglantina Shkëmbi ka punuar si specialiste pranë Zyrës së deputetëve të Partisë Demokratike, për Qarkun e Korçës. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) organizoi zgjedhjet për Kryetare të LDG Dega Maliq. Kandidate për Kryetare ishin zonjat: Eglantina Shkembi dhe Dorina Demollari. Në përfundim të procesit të votimit dhe numurimit, Komisioni shpalli znj. Eglantina Shkëmbi, Kryetare të LDG Maliq. Eglantina është diplomuar në UT, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe master tek Fakulteti i Shkencave Sociale, dega “Përkatësi Gjinore”. Ne Vitet 2015-2019, ka punuar si specialiste pranë Zyrës së deputetve të Partisë Demokratike, për Qarkun e Korçës. Vjen nga nje familje demokrate qe ne krijimin e saj dhe me tej! Ka qënë antare e FRPD dhe më pas antare kryesie në PD Maliq. LDGSH uron znj. Shkëmbi për zgjedhjen dhe i uron asaj shumë suksese në sfidat që na presin përpara.

 

zgjedhjet per kryetaren e ldg maliq eglantina shkembi dorina demollari

Sondazh

Poll