Politike

"Berisha të mos shpërdorojë PD", Balla: SPAK duhet të hetojë lobimin e financuar nga Rusia

Edhe sot në deklaratën e përjavshme nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Berisha nuk duhet të shpërdorojë PD. 

7 Nëntor 2022, 11:21 Nga f.g
"Berisha të mos shpërdorojë PD", Balla: SPAK duhet
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për kryedemokratin Sali Berisha dhe PD për çështjen e lobimit me para nga Rusia. Edhe sot në deklaratën e përjavshme nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Berisha nuk duhet të shpërdorojë PD. 

Taulant Balla: Berisha të heqë dorë nga shpërdorimi i asaj që ka ngelur nga Partia Demokratike. Kuvendi do të vazhdojë të diskutojë sot buxhetin. Siç ia kemi do t'ja dalim sërish. Komshinjtë nuk i zgjedhim dot, por mundësia jonë është që të presim miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, ta shfrytëzojmë këtë mundësi si fazë dhe epokë të re të bashkëpunimit rajonal. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë nisma koezive dhe ecin për zhvillim rajonale. Hidhni një sy të historisë dhe shihni sa ka një zhvillim në Kosovë keni dhe Saliun në Tiranë. Kujt i shërben Saliu? Kujt i ka shërbyer?

Nëse PD nuk bën transparencë dhe SPAk nuk e heton këtë çështje, kur SHBA aleati ynë njofton partitë. Ka ardhur zonja Kim në të gjitha selitë dhe na ka informuar për rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga financimet ruse. A është prekur  siguria kombëtare? Pse SPAK nuk heton?/Dosja.al

taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll