Politike

Balla i prerë: S'ka kohë për ndryshime në reformën territoriale, është çështje e mbyllur

Balla tha se në komisionin e posaçëm të reformën territoriale nuk pati koncensus për ndryshime administrative e sër pasojë raportet e Opozitës janë administruar dhe kjo çështje është mbyllur.

7 Nëntor 2022, 11:15 Nga F.M
Balla i prerë: S'ka kohë për ndryshime në reformën
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se nuk ka më kohë për negociata në lidhje me Reformën Territoriale dhe se ajo është një çështje e mbyllur. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se në komisionin e posaçëm të reformën territoriale nuk pati koncensus për ndryshime administrative e sër pasojë raportet e Opozitës janë administruar dhe kjo çështje është mbyllur.

Fjala e Ballës:

Ju kam ndjekur që keni raportuar lidhur me raportet e Reformës Territoriale, kini parasysh diçka, komisionet e posaçme ndryshojnë ng ato territoriale. Në komisionin e posaçëm të reformën territoriale nuk pati koncensus për ndryshime administrative. Për pasojë raportet e tyre janë administruar, kjo çështje është mbyllur, nuk ka votime, do kishte po të kishte pasur amendamente. Nuk ka më kohë për këtë çëshjte, më 14 maj votohet në 61 bashki që i fiton PS-ja. 

Më 11 tetor, në raportin që u lexua në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale PS doli në përfundimin se nuk kishte kohë për ndryshime duke lënë në fuqi reformën e vitit 2014. PD kërkonte një hartë të zgjeruar me 33 njësi të qeverisjes vendore të shtuara duke e çuar numrin e bashkive në 94 dhe uljen e qarqeve nga 12 në 6 dhe përcaktimin e tyre si rajone. PS deklaroi se mund ta ndryshonte hartën aktuale ndërsa pranon negociimin vetëm me grupin e Alibeajt që kërkon gjithashtu 94 bashki.

taulant balla reforma territoriale

Sondazh

Poll