Politike

3 mld lekë për votimin elektronik/ Balla: Kolosale, KQZ të vendosë zonat, rezultoi i suksesshëm

Por, ai shtoi se i takon KQZ-së të caktojë zonat pasi si proces ka rezultuar i sukseshëm. 

7 Nëntor 2022, 11:14 Nga F.M
3 mld lekë për votimin elektronik/ Balla: Kolosale, KQZ të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Sovialiste Taulant Balla tha se duhet menduar votimi elektronik, por që nuk mund të përcaktojë qeveria zonat. Në një prononcim për mediat, Balla tha se shifra e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 3 miliardë lekë, është kolosale. Por, ai shtoi se i takon KQZ-së të caktojë zonat pasi si proces ka rezultuar i sukseshëm. 

Pjesë nga fjala e Ballës:

Është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria jo në 30 vitet e fundit, por më shumë se kaq. Konsiderohet mbështetja e atyre që përballen me vështirësitë e kësaj lufte. Është buxheti i rrijtes së pensioneve dhe të investimeve publike. Në kushtet e një lufte, ne kemi një buxhet me rritje dhe vazhdimin e mbështetjes buxhetore. Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë 80% të faturës elektrike për qytetarët.

Ajo që unë po ju them është që Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim nga vendet e tjera që përballet me inflacionin e luftës. Fokusi ynë kryesor është që të mos lëmë pa mbështetje familjet me ndihmë ekonomike. Do të kalojmë një ligj për këtë gjë, do të mbështesim indeksimin e pensioneve. Në vitin 2022 rritja ishte 10%, më e madhe se kurrë më parë. Kujtoj që 3 miliard lekë ose më pak se 30 milionë dollar edhe një shumë kolosale. Por kjo është një gjë që duhet të diskutohet. Votimi elektronik ka qenë diçka tepër positive dhe duhet marrë në konsideratë. KQZ ta konsiderojë se në cilën bashki duhet vendosur. Dy gjëra janë kryesore për të ardhmen depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe votimi elektronik. Edhe përsa i përket sulmeve kibernetike, këto janë të sigurta sepse janë offline.

taulant balla votimi elektronik

Sondazh

Poll