Politike

Rritja e çmimit të energjisë/ Meta: 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të "Rilindjes"

Kreu i Partisë së Lirisë shkruan se qeveria e "Rilindjes" ka rritur shumëfish çmimet për familjet shqiptare edhe pse në krahasim me muajin shtator çmimi i energjisë ka rënë me 50%. 

6 Nëntor 2022, 17:10 Nga a.l
Rritja e çmimit të energjisë/ Meta: 12 Nëntori
foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar nëj analizë të CNN për rezervat e gazit në vendet e Evropës. Përmes një postimi në rrjetin social facebook duke iu referuar analizës së CNN, Meta shkruan se vendet e BE-së kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse, ndërsa qeveria "Rilindja" ofron si zgjidhje reshjet. 

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë shkruan se qeveria e "Rilindjes" ka rritur shumëfish çmimet për familjet shqiptare edhe pse në krahasim me muajin shtator çmimi i energjisë ka rënë me 50%. 

"Aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%. Kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mëh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Më. Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t'u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e "Rilindjes" ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje. Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e "Rilindjes" vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare. Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të "Rilindjes" në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve", shkruan Meta. 

Protesta do të nisë në orën 16:00, më datë 12 nëntor. Ajo u paralajëmrua nga kryedemokrati Sali Berisha dhe u mbështet nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

ilir meta protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll