Politike

PRIMARET/ Mbyllet procesi për Tiranën e Elbasanin, PD publikon nesër kandidaturat e propozuara. Durrësi afat deri më 8 nëntor

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet.

6 Nëntor 2022, 18:15 Nga F.M
PRIMARET/ Mbyllet procesi për Tiranën e Elbasanin, PD publikon
KOKOE

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka vendosur që të mbyllë mbrëmjen e sotme, në prën 20:00 procesin e marrjes së së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dolumentacionin e dorëzuar pranë tyre. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KOKOE do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë, nesër, më 7 nëntor.

Ndërsa për degën e Durrësit ka pasur një shtyrje afati deri më 8 nëntor. Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. 

Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi  kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.

NJOFTIM PËR SHTYP

Duke pasur parasysh interesin e lartë të mediave dhe qytetarëve, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, sqaron si më poshtë vijon: Bazuar në informacionin e deritanishëm të ardhur nga Sekretariati i Organizimit, KOKOE njofton që procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë për zgjedhjet vendore 2023, si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD, ka vijuar intensivisht. Interesi për Primaret është shumë i madh. Sot, datë 6 nëntor 2022, ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Për degën Durrës, KOKOE ka vendosur që ky proces të shtyhet deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00. Pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dolumentacionin e dorëzuar pranë tyre në bazë të vendimeve Nr. 11 dt 24.10.2022 dhe Nr. 12 dt 27.1.2022 të cilat dorëzohen pranë KOKOE në selinë qendrore të PD, Pas shqyrtimit të dolumentacionit të arshur nga degët, KOKOE do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë. KOKOE gjen rastin të falenderojë të gjithë kandidatët e propozuar dhe vetëpropozuar që u bënë pjesë e primareve si ushtrimi më i madh i demokracisë së një Partie polike si dhe të gjitha strukturat e degëve të PD për angazhimin në organizimin e takimeve në seksione/grupseksione për marrjen e kandidaturave. Komisioni Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE).

primaret ne pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll