Politike

“Ju ka marrë malli për PS?”, Meta shpërthen në të qeshura: Është një kujtim i së kaluarës

Meta e konsideroi këtë një moment historik për PS-në, por kur u pyet nëse e ka marrë malli për selinë rozë, 'shpëtheu' në të qeshura. Më tej, ai tha se Partia Socialiste, për të, është një kujtim i të shkuarës. 

6 Nëntor 2022, 22:43 Nga F.M
“Ju ka marrë malli për PS?”, Meta shpërthen në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se Partia Socialiste për të është thjesht një kujtim i të kaluarës. I ftuar në  programin “Dola te Ola”, Meta kujtoi fillimet e tij në politikë, teksa foli edhe për disa nga takimet më të rëndësishme, sikurse ishte vizita e tij e parë jashtë vendit, në Danimarkë, aty ku dhe PS shënoi kontaktin e parë me socialdemokracinë europiane.

Meta e konsideroi këtë një moment historik për PS-në, por kur u pyet nëse e ka marrë malli për selinë rozë, 'shpëtheu' në të qeshura. Më tej, ai tha se Partia Socialiste, për të, është një kujtim i të shkuarës. 

“Një moment historik për PS pasi krijoi lidhje të forta me socialdemokratët skandinavë, të cilët ishin liderë. Mendoj se kam bërë më të mirën për vendin në një kohë të vështirë, duke vendosur ekuilibra të rëndësishëm. Partia Socialiste është një kujtim i së kaluarës tashmë për shkak të tjetërsimit që i ka ndodhur me atë që unë e quaj Rilindje,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll