Politike

'Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Ballkan'/ Deklarata e Berishës në DailyMail, Rama: Shërbëtor i së keqes!

Rama reagon pas shkrimit të DailyMail. Veçon dhe komenton deklaratën e Berishës.

6 Nëntor 2022, 14:20 Nga A.B
'Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Ballkan'/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë artikullin e DailyMail për shqiptarët, mirëpo është ndalur vetëm tek deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Rama thotë se vetëm shërbëtorët e së keqes mund të shkruajnë deklarata të tilla dashakeqëse për Shqipërinë. 

POSTIMI I RAMËS:

Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!

'Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Ballkan'/

DailyMail i kushtoi ditën e sotme një shkrim emigrantëve shqiptarë. Në mesin e saj, media britanike ndau dhe një citim nga një deklaratë e kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili thotë se vendi ynë është kthyer në një rrezik të madh për Ballkanin dhe Europën.

edi rama sali berisha shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll