Sport

Rabiot dhe Fagioli vendosin derbin e Italisë, Juve mposht Interin dhe e parakolon në renditje

Juventus mund Interin 2-0 dhe fiton derbin e Italisë. Me këtë sukses, ekipi bardhezi kalon në renditje Interin (25 pikë kundrejt 24).

6 Nëntor 2022, 22:44 Nga DOSJA

Rabiot dhe Fagioli vendosin derbin e Italisë, Juve mposht Interin dhe e

ITALI- Juventus mund Interin 2-0 dhe fiton derbin e Italisë. Me këtë sukses, ekipi bardhezi kalon në renditje Interin (25 pikë kundrejt 24). Pas një pjese të parë të ekuilibruar me pak emocione, në të cilën Inter kishte shanset më të mira me Dzeko dhe Dumfries, ndeshja ndizet në pjesën e dytë.

Në të 47', Calhanoglu nga distanca godet, por Szczesny shpëton bardhezinjtë. Në minutën e 52' në kundërsulm Kostic shërben për Rabiot që mposht Onanën. VAR anuloi golin e dytë të Danilos në të 63-tën. Megjithatë bardhezinjtë do të dyfishonin shifrat me Fagiolin në minutën e 74'.

E.Ç (Dosja.al)

inter juventus

Sondazh

Poll