Sport

Lazio 'fluturon' mbi Olimpico, derbi i Romës vishet me ngjyra bardhekaltër

Një fitore vendimtare për të ngritur kokën dhe për të larguar fantazmat e një jave makthi.

6 Nëntor 2022, 20:13 Nga DOSJA

Lazio 'fluturon' mbi Olimpico, derbi i Romës vishet me ngjyra

ITALI- Një fitore vendimtare për të ngritur kokën dhe për të larguar fantazmat e një jave makthi. Pas humbjes në kampionat me Salernitanën dhe dalja nga Europa League, Lazio rifillon ecurinë në kampionat dhe ia del të fitojë derbin ndaj Romës me shifrat 0-1.

Për të vendosur një derbi të ashpër dhe me pak raste është Felipe Anderson, i cili përfiton nga një gabim i Ibanez për të ndëshkuar Rui Patricio në minutën e 29-të. Reagimi i Romës ishte i zbehtë me Zaniolon dhe Abraham që nuk bënë asgjë për të shënuar. Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Roma mbetet në vendin e pestë.

E.Ç (Dosja.al)

lazio roma

Sondazh

Poll