Sport

Dopio Salah! Liverpool 'pushton' Londrën, Tottenham pëson humbjen e dytë radhazi (video)

Tottenham humbet me shifrat 1-2 nga Liverpool dhe nuk arrin të blindojë vendin e tretë. Ekipi drejtuar nga Conte pëson humbjen e dytë radhazi.

6 Nëntor 2022, 19:50 Nga DOSJA

Dopio Salah! Liverpool 'pushton' Londrën, Tottenham pëson

ANGLI- Tottenham humbet me shifrat 1-2 nga Liverpool dhe nuk arrin të blindojë vendin e tretë. Ekipi drejtuar nga Conte pëson humbjen e dytë radhazi. Klopp kishte rreshtuar një ekip sulmues me Firmino, Salah dhe Darwin Núñez dhe fillimi ishte i mbarë.

Ish-sulmuesi i Benfica-s u shfaq menjëherë i rrezikshëm, por në minutën e 11' do të ishte Salah që do të shënonte golin e avantazhit. Reagimi i Tottenham erdhi shpejt me Perisic, në minutën e 17' kroati goditi shtyllën.

Salah do të shënonte sërish në minutën e 40'. Në pjesën e dytë,Tottenham u hodh në sulm dhe në të 70-tën Kane do të realizonte për Spurs, por vetëm kaq, sepse Liverpool fiton dhe merr frymë në klasifikim. Ekipi i Klopp shkon në 19 pikë, -2 nga Europa.

E.Ç (Dosja.al)

tottenham klopp liverpool

Sondazh

Poll