Sport

Aston Villa 'trullos' Man.United me tri gola, Ronaldon e braktisin nervat! Newcastle është përalla e Premier League

Debutim ëndrrash për Unai Emery që fiton ndeshjen e parë në stol si trajneri i Aston Villa-s. Skuadra e teknikut spanjoll mposht Manchester United me shifrat 3-1.

6 Nëntor 2022, 17:22 Nga DOSJA

Aston Villa 'trullos' Man.United me tri gola, Ronaldon e braktisin

ANGLI-Debutim ëndrrash për Unai Emery që fiton ndeshjen e parë në stol si trajneri i Aston Villa-s. Skuadra e teknikut spanjoll mposht Manchester United me shifrat 3-1. Fillim tronditës për 'Djajtë e Kuq' që në 10 minuta pësuan dy gola. Bailey në minutën e 7' shënoi golin e parë, ndërsa Digne nga goditja e dënimit do të mposhte De Gea-n.

Ramsey në minutën e 45' do të shënonte autogol, duke i dhënë një shpresë të mirë Man.United, por në pjesën e dytë, do të ishte sërish Ramsey që do të shënonte në minutën e 50' duke çuar shifrat 3-1. Më pas ndodhi një episod brenda zonës se rreptësisë së Aston Villa mes Ronaldos dhe Ming, portugezi kap nga bluza mbrojtësin deri sa e përplas në tokë.

Me këtë fitore Aston Villa shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa United rrëshqet në klasifikim në vendin e 5-të me 23 pikë. Në takimet e tjera, Newcastle vazhdon momentin e mirë në kampionat. Bardhezinjtë fitojnë me shifrat 1-4 ndaj Southampton. ëest Ham është mundur nga Crystal Palace me rezultatin 1-2.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ronaldo premier league

Sondazh

Poll