Sport

"Atmosfera është..." Xhakës i shpëton goja me të shara, mesfushori emocionohet gjatë intervistës (video)

Arsenal fitoi derbin e Londrës ndaj Chelsea-t me shifrat 0-1, përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Premier League.

6 Nëntor 2022, 17:10 Nga DOSJA

"Atmosfera është..." Xhakës i shpëton goja me

ANGLI- Arsenal fitoi derbin e Londrës ndaj Chelsea-t me shifrat 0-1, përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Premier League. Një ndeshje që u zgjidh vetëm nga goli i Gabriel Jesus në minutën e 65', ndërsa në fund të takimit, pati momente nervozizmi mes Granit Xhakës dhe mbrojtësit të Chelsea-t, Chalobah.

Kapiteni i Arsenalit foli për Des Kelly pas ndeshjes. Xhaka u pyet në lidhje me ndeshjen dhe ai u përgjigj: “Atmosfera është e pabesueshme (Atmosphere is fucking unbelievable)”, ishin fjalët e Xhakës, me gazetarin që ndërhyri duke i kërkuar ndjesë audiencës.

Tifozët që e ndoqën në shtëpi ndeshjen e dëgjuan komentin e tij dhe më pas filluan ta lavdëronin.Një fans u përgjigj duke thënë: "Xhaka është një bombë". Një tjetër shtoi: "Unë e dua Xhakën, ka klas të pastër"

E.Ç (Dosja.al)

arsenal xhaka

Sondazh

Poll