Aktualitet

Moti i keq "përgjak" rrugët në vetëm pak orë, 12 aksidente me 18 të plagosur

Të plagosur kanë mbetur 18 persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

6 Nëntor 2022, 16:44 Nga a.l
Moti i keq "përgjak" rrugët në vetëm pak orë,
aksidente

ELBASAN- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut prej ditës së djeshme e deri mëngjesin e kësaj të diele kanë shkaktuar 12 aksidente të rënda rrugore, ku të plagosur kanë mbetur 18 persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.  Në Kukës, që prej orëve të para të mëngjesit u shënuan 3 aksidente me 3 të plagosur. Në fshatin Shelqet të Shkodrës u shënua aksident me 3 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Pasdite në aksin Elbasan – Peqin, pranë fshatit Papër u përplasën dy mjete dhe mbetën të plagosur të dy drejtuesit.

Në qarkun e Fierit u regjistruan 3 aksidente. Më e rëndë ishte përplasja e dy makinave, ku mbetën të plagosur dy shoferët dhe një pasagjer. Në aksin Tepelenë-Gjirokastër sërish dy drejtues mjetesh mbetën të plagosur. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri 19 vjeçar në një prej makinave morën plagë të lehta.

Dy aksidente u shënuan po ashtu, në aksin Elbasan-Librazhd, pranë kthesave të “Murrashit”. Në një prej tyre, makina përplasi një motor dhe u largua nga vendngjarja. Në segmentin Kukës-Morinë në Rrugën e Kombit, një auto-bot është u përplas me trafik-ndarëset. Shoferi nga Kosova u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Shkak dyshohet lagështia në rrugë.

Në mbrëmje në fshatin Papër të Elbasanit dy persona që udhëtonin me dy makina u aksidentuan, ku shoferët morën  plagë të lehta./ Dosja.al

 

reshje te denudra te shiut bilanci i aksidenteve diten e diele

Sondazh

Poll