Aktualitet

"Shteti i bënte presion se do t'i..."/ Fqinjët hedhin poshtë versionin e Policisë për familjen Laçi: Nuk ishte radikal, por besimtar Mysliman!

Të tjerë thonë se Laçi vuante nga depresioni pasi shteti i kishte bërë presione se do t’i prishte shtëpinë, por që përgjithësisht e përshkruajnë si familjet të qetë dhe pa probleme.

6 Nëntor 2022, 15:21 Nga a.l
"Shteti i bënte presion se do t'i..."/ Fqinjët hedhin
Fqinjet e familjes Laçi

TIRANË- Ndryshe nga Policia, fqinjët e 52-vjeçarit të arrestuar sot në Tiranë japin një tjetër version për familjen e Xherxh (Gjergj) Laçit. Ata theksojnë se ka qenë familje e qetë dhe e komunikueshme, ndërkohë hedhin poshtë pretendimet se ai mbante familjen e mbyllur.

Kam mendim të mirë. Ka qenë i komunikueshëm. Shqetësime nuk na kanë sjellë. As fëmijët dhe as atë nuk e njoh, por se çfarë ka pasur ai, vetëm ai e di. Njëherë në dhjetë ditë e shikoja. Ka punuar disa kohë në ndërtim, tani nuk e di a punon”, tha njëri prej tyre.

Të tjerë thonë se Laçi vuante nga depresioni pasi shteti i kishte bërë presione se do t’i prishte shtëpinë, por që përgjithësisht e përshkruajnë si familjet të qetë dhe pa probleme.

Ne jemi banorë prej 30 vitesh dhe ne nuk kemi pasur konflikt, por që ka kaluar një lloj depresioni, dhe nuk është e vërtetë se e ka mbajtur familjen peng. I njoh bashkëshorten dhe dy djemtë dhe është familje e nderuar. Ka qenë njeri i nderuar dhe nuk ka qenë konfliktual. I ka bërë presion shteti se do të prishin shtëpinë. Ishte besimtar mysliman, por jo radikal siç e thonë disa media. Bashkëshortja nuk ishte e mbuluar dhe është grua zonjë”, tha një tjetër fqinj i familjes Laçi.

Një tjetër banore e zonës shprehet se familja nuk ishte në punë dhe jetonte në kushte të vështira pa ujë e drita pasi nuk kishte mundësi të paguante faturat.

Drita jo, as ujë jo.Nuk kishin se ishin pa punë. Ua kanë prerë dritat. Ne s’kemi patur probleme”, theksoi ajo. / Marrë nga Faxnews

xherxh (gjergj) laci xherxh laci

Sondazh

Poll