Aktualitet

Ngujimi i familjes Laçi për 6 vite, banorët: Gruan nuk e njoh se nuk dilte, Gjergjin e kam parë vetëm dy herë, dukej i stresuar

Një tjetër banore e zonës tregon se në banesë nuk kishte energji elektrike ose ujë pasi ata nuk kishin mundësi t’i paguanin dhe se për të larë rrobat bashkëshortja e Laçit ziente një kusi në oborr.

6 Nëntor 2022, 16:26 Nga a.l
Ngujimi i familjes Laçi për 6 vite, banorët: Gruan nuk e njoh
foto ilustruese

TIRANË- Gjergj Laçi 52- vjeç është arrestuar sot nga policia në Tiranë, pasi prej 6 vitesh ka mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij në banesë, duke i kërcënuar të mos dalin nga dera e shtëpisë. 

Më herët policia njoftoi se Laçi ishte me pikëpamje radikale fetare. Një nga banoret e lagjes ka treguar për News24 se kishte rreth 6 vite që nuk i shikonte familjarët e Laçit, ndërsa sipas saj kohët e fundit kur as vetë Laçi nuk dilte nga banesa ushqimin ua siguronte xhamia ose familjarët e tij.

Kishim 5 apo 6 vite që nuk i shikonim. Nuk e dinim çfarë halli kishte. Gjergji dilte, shkonte në xhami, në punë si usta. Fëmijët shkonin në shkollë, njeri i rregullt ne nuk na ka ngacmuar. Gruan e vetë e mbante mbyllur por e mbante mirë, ai e kishte merak. Xhamia u sillte ushqim, çdo gjë që u duhej. Dhe babai e vëllezërit e Gjergjit e ndihmonin, ndërsa familjarët e bashkëshortes nuk e di”, u shpreh një prej fqinjëve

Një tjetër banore e zonës tregon se në banesë nuk kishte energji elektrike ose ujë pasi ata nuk kishin mundësi t’i paguanin dhe se për të larë rrobat bashkëshortja e Laçit ziente një kusi në oborr duke treguar kështu edhe gjendjen e rëndë ekonomike.

E kemi njohur familjen prej 30 vitesh, nuk kemi pasur probleme, ishin njerëz të urtë, vinin nga Dibra. Gruan nuk e njoh, që kur i prishën shtëpinë këtu kaloi në depresion. Gjergji herë punonte, herë rrinte pa punë. Gruan nuk e njoh se nuk dilte fare, kohët e fundit e kam parë vetëm 2 herë Gjergjin dhe dukej shumë i stresuar. Shumë pak e kam parë, banesën e kishte rrethuar, nuk kishte drita dhe ujë se nuk i paguanin dot, gruaja lante rrobat duke zierë ujë në kusi në oborr. Kur iu shemb shtëpia hipi në tarracë dhe kërcënoi se do hidhej, u duk që atje që kishte probleme”, u shpreh një tjetër fqinje.

Gjergj Laçi mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

gjergj laci ngujimi i familjes laci

Sondazh

Poll