Aktualitet

Kontrolle për kokainë, BKH zbarkon në Portin e Durrësit, dyshohet se ka ende drogë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine

Aktualisht po ushtrohet kontroll në 84 kontejnerë. 

6 Nëntor 2022, 16:17 Nga F.M
Kontrolle për kokainë, BKH zbarkon në Portin e Durrësit,
Porti i Durrësit

DURRËS- Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për të kryer hetime dhe për të qenë në krye të kontrolleve që po kryhen në këtë post, ku zbarkojnë të gjithë konetjnerët me materiale të ndryshme. Kryesisht, oficerët e BKH-së i kanë sytë tek kamionët e ngarkuar me fruta ekzotike apo deti në Amerikën Latine, ngarkesa në të cilat shumë shpesh, është gjetur edhe lëndë narkotike.

Gjithashtu, mësohet se prokuroria ka vënë nën hetim të gjithë stafin e portit pasi dyshohet se jo pak herë, janë korruptuar për të 'mbyllur sytë' para sknaerit që tregon qartë kur mes ngarkesës së ligjshme, ka edhe drogë. Aktualisht po ushtrohet kontroll në 84 kontejnerë. 

Lëvizja e BKH-së vjen dy pasi në Portin e Durrësit u sekuestruan 33.5 kilogramë kokainë që u gjet mes bananeve ‘Banaking’ të kompanisë ‘ZICO SH.A’ në pronësi të biznesmenti Trifon Murataj. Për ngarkesën në fjalë u vunë në pranga 3 persona, dy prej tyre punonjës të portit, ndërsa biznesmeni Murataj është shpallur në kërkim.

 

porti i durresit byroja kombetare e hetimit droge ne banaking

Sondazh

Poll