Aktualitet

Fermeri në Shqipëri, Tomorri: Është i falimentuar, nëse s’e punon tokën ia merr shteti, nëse prodhon s’ka ku të shesë

Ky, shton Tomorri, është kapitalizmi sipas qeverisë e kryeministrit Edi Rama.

6 Nëntor 2022, 15:37 Nga F.M
Fermeri në Shqipëri, Tomorri: Është i falimentuar, nëse
Gazetari Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se fermeri në Shqipëri është i falimentuar dhe se nuk ka asnjë rëndësi nëse e punon tokën apo jo. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se në momentin që një fermer nuk e punon tokën, shteti ia merr atë dhe e lë pa punë. Kur e punon, askush nuk i siguron një treg për të shitur prodhimet dhe njësoj sin ë alternativën e parë, është i falimentuar. Ky, shton Tomorri, është kapitalizmi sipas qeverisë e kryeministrit Edi Rama.

Postimi:

Kapitalizmi sipas Rames. Pra qeveria i thote fermerit; po nuk e punove token, une te ve takse te rende dhe ta konfiskoj.  Por po e punove dhe nuk ke treg ku ta shesesh prodhimin, vrit veten, hidhe ne kanal edhe pse ke harxhuar miliona. Qeveria nuk ka asnje pergjegjesi per kostot se kjo eshte ekonomi tregu.  Si perfundim, fermeri i shkrete ha shkopin e qeverise ne cdo skenar. Po nuk e punoi token, ja marrin. Po e punoi dhe s’ka ku ta shese, falimenton.  Ky eshte kapitalizmi sipas qeverise.

klodian tomorri edi rama

Sondazh

Poll