6 Nëntor 2022, 15:49
Nga F.M
Gazetari Eraldo Harlicaj
TIRANË- Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar se sa i kushtoi udhëtimi që vendosi të bëjë njëso jsi të gjithë emigrantët e tjerë, nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe me gomone. Në një intervistë për Euroneës Albania, Harlicaj u shpreh se udhëtimi nga Shqipëria drejt Francës i kushtoi rreth 2 mijë euro. Ndërsa nga qyteti francez Dunkirk, për të shkuar në Dover të Britanisë së Madhe me gomone, kostoja ishte 4 mijë paund.
Harlicaj nënvizoi se kampet në Dunkirk, kontrolloheshin nga kurdët, të cilën donin 2 mijë pand për çdo person për udhëtimin me gomone në Britaninë e Madhe. Ndërsa, shqiptarët, të cilët ishin sekserë, përfitonin shumën e mbetur. Harlicaj tha se në Francë kishte bërë 48 orë paraburgim pasi në tentativën e parë për tu nisur drejt Britanisë së Madhe i kishte kapur policia franceze. Ndërsa e dyta kishte rezultuar e suksesshme.
“Duke parë dyndjen e madhe të shqiptarëve që po tentojnë të shkojnë drejt Britanisë, mendova që ta bëja në rolin e gazetarit. Udhëtimi ka qenë me disa etapa. Fillimisht, kemi marrë autobusin nga Tirana për në Bruksel, ka qenë një udhëtim rreth 48 orë. Më pas, kemi marrë taksinë nga Brukseli në Dunkirk, aty ku nisen edhe emigrantët shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Nuk patëm fat ditën e parë, sepse na kapi policia franceze dhe bëmë 24 orë paraburgim. Për asnjë moment nuk e kemi bërë të ditur se jemi gazetarë. Në Dunkirk ishte procedura më e vështirë, duhet të dorëzoheshe te kampi që kontrollohej nga kurdë, shqiptarët ishin vetëm sekserë të lidhur me kurdët dhe dërgonin njerëz atje. Trafikimin e bënin kurdët. Secili kurd mblidhte grupin e tij dhe më pas niseshin me gomone. Pjesa më e madhe e tyre ishte shqiptarë, arabë, kishte edhe afrikanë në kamp. Nuk kishte kushtet minimale. Nga Tirana deri në Francë, diku rreth 2 mijë euro. Ndërkohë që rruga nga Franca për në Angli ishte 4 mijë paund, nga Dunkirk drejt Doverit. Kurdët kërkonin 2 mijë paund, 600 paund ishte për gomonen, sepse gomonia nuk ishte gati, duhet të vinin pajisjet dhe të montohej nga emigrantët. Pjesa tjetër ishte nga sekserë shqiptarë. Kjo ishte ndarja e çmimit,”- theksoi ai.
Gazetari Eraldo Harlicaj e paraqiti në emisionin “Piranjat” reportazhin që bëri pasi ka përshkuar gjithë rrugën me autobus deri në Francë e më pas ka qëndruar për disa ditë në çadrat e vendosura brenda pyllit, në pritje për të realizuar nisjet drejt Anglisë. Për një javë, ai u bë emigrant dhe kaloi të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar që shkon në drejtim të Britanisë.
eraldo harlicaj shqiptaret ne britani
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 15:37
F.M
Gazetari Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se fermeri në Shqipëri është i falimentuar dhe se nuk ka asnj&eu...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 15:28
a.l
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e përjavshëm të operacioneve që janë kryer. Përmes n&eum...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 15:21
a.l
Fqinjet e familjes Laçi
TIRANË- Ndryshe nga Policia, fqinjët e 52-vjeçarit të arrestuar sot në Tiranë japin një...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 14:44
A.B
Banesa
TIRANË- Këto janë pamjet nga banesa në zonën e '5 Majit' në Tiranë, aty ku familja Laçi, mbahej e mbyllur ...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 14:06
a.l
Geart Cocka
SARANDË- Geart Çoçka, 34- vjeçari i cili disa ditë më parë u arrestua për plagosje me thikë ...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 14:05
A.B
Xherxh Laci
TIRANË- Personi në foto është Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili prej 6 vitesh ngujoi familjen e tij në banesën ...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 13:45
A.B
Saranda
BRITANI- Me faturat e energjisë që arrijnë një nivel të papërballueshëm mes krizës së kostos s&eu...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 13:42
d.a.
Policia italiane
ITALI- Gjatë ditëve të fundit në kryeqytetin italian, ku ka pasur një fluks të konsiderueshëm turist&eu...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 13:33
A.B
Emigrante
BRITANI- Emigrantët shqiptarë të vendosur në hotele pasi kalojnë Kanalin merren nga të afërmit brenda dis...
Aktualitet
6 Nëntor 2022, 13:30
A.B
Banesa
TIRANË- Fqinjët e Xherxh Laçit, kanë treguar për mediat se ai vuante nga çrregullime të shëndetit mendor...