Aktualitet

FOTO/ Mbajti të ngujuar dhe dhunoi për 6 vite gruan me fëmijët, ky është 52-vjeçari me bindje radikale

Policia arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak, ndërsa në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku.

6 Nëntor 2022, 14:05 Nga A.B
FOTO/ Mbajti të ngujuar dhe dhunoi për 6 vite gruan me
Xherxh Laci

TIRANË- Personi në foto është Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili prej 6 vitesh ngujoi familjen e tij në banesën e tyre në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 

Policia arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak, ndërsa në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku. I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën.

'Mos dilni nga banesa pasi ifektoheni'- u thoshte 52-vjeçari gruas dhe dy djemve të tyre, të cilët nuk kishin drita, ujë dhe televizor. Ushqimet e tyre merreshin nga vetë kryefamiljari ose nga vëllai i gruas. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan policinë për gjendjen e familjes Laçi.

xherxh (gjergj) laçi xherxh laci

Sondazh

Poll