Aktualitet

Sherri në Sarandë, Gjykata liron nga burgu të riun që goditi me thikë në fyt 45-vjeçarin (EMRI)

Ngjarja ndodhi pas një sherri banal, ku Geart Çoçka plagosi me thikë në fytyrë e në nofull 45- vjeçarin Armando Bajrami.

6 Nëntor 2022, 14:06 Nga a.l
Sherri në Sarandë, Gjykata liron nga burgu të riun që
Geart Cocka

SARANDË- Geart Çoçka, 34- vjeçari i cili disa ditë më parë u arrestua për plagosje me thikë në Sarandë, sot është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës. Mësohet se vendimi është dhënë në seancën që u mbajt ditën e premte. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal, ku Geart Çoçka plagosi me thikë në fytyrë e në nofull 45- vjeçarin Armando Bajrami.

Ndaj Çoçkës rëndonin dy akuza “plagosje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, megjithatë prokurorja Basho ka urdhëruar lirimin e tij, ndërsa ka hedhur poshtë edhe arrestin duke e cilësuar të paligjshëm.

34- vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi rezulton person me precedentë penal, më konkretisht i dënuar për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, “vjedhje” disa herë./Dosja.al

geart Çoçka armando bajrami

Sondazh

Poll