Sport

"Pas Katarit mirupafshim Brazil! E kam vendosur, zgjohem gjithmonë në orën 4"...

"Mendimi për të zgjedhur dhe thirrur 26 lojtarë për në Botërorin e Katarit më shqetëson shumë, i respektoj të gjithë,"- shprehet trajneri Tite, i cili njëherësh njofton largimin e tij nga pankina e ‘seleçaos’. Të hënën zyrtarizohet lista e kombëtares së Brazilit

6 Nëntor 2022, 08:08 Nga DOSJA

"Pas Katarit mirupafshim Brazil! E kam vendosur, zgjohem gjithmonë

BRAZIL - Pak ditë pas shpalljes së listës së 26 lojtarëve të thirrur për Kupën e Botës “Katar 2022”, që do të mësohet të hënën, më 7 nëntor, Brazili duhet të zgjedhë trajnerin e ardhshëm për ‘seleçaon’. Kjo detyrë për Tite është kthyer pothuajse në një obsesion. Këtë e ka treguar vetë gjatë emisionit ‘Esporte Espetacular’. 

"Ankthi më shoqëron dhe zgjohem gjithmonë në 4,- janë fjalët e Tites. - Gruaja ime është mësuar dhe kur lëviz dhe shkelmoj në shtrat, më thotë të rri i qetë. Më thotë të përpiqem të fle më shumë, por mendimi i përzgjedhjes së lojtarëve më shqetëson. Ka futbollistë, por para së gjithash ka burra, personazhet e tyre, ka fëmijë dhe baballarë dhe njeriu duhet të respektohet gjithmonë. Dhe për mua është detyrë të shpreh vlerësimin tim për të gjithë ata që janë, ose kanë qenë pjesë e këtij grupi, ‘seleçaos’. Do të ketë zgjedhje të diktuara nga arsye teknike, por respekti për të gjithë do të jetë gjithmonë aty.”

"Pas Katarit mirupafshim Brazil! E kam vendosur, zgjohem gjithmonë

Eshtë shpreh Tite, i cili tashmë ka njoftuar, se pas këtij Botërori do të largohet nga pankina e kombëtares, pavarësisht rezultatit në Botërorin e Katarit, gjë që duhet ta kishte bërë menjëherë pas humbjes në çerekfinale ndaj Belgjikës në Rusi 2018. “Kam folur për këtë me familjen time dhe vetëm pas kësaj kam ndryshuar mendje,- tha trajneri brazilian. - Katër vite të tjera do të më dukeshin si një përjetësi dhe nuk e dija nëse, kultura që ekziston për futbollin në Brazil, do të më lejonte të kisha durim. Unë kam ecur lart e poshtë në shëtitoren Barra da Tijuca për të paktën 500 herë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll