Sport

Lamtumirë me fitore, Pique nuk i mban lotët në ndeshjen e fundit, momenti kur 'Camp Nou' duartroket mbrojtësin

Emocione në 'Camp Nou'. Ndeshja e fundit e Pique-s u zhvillua ndaj Almeria-s me katalanasit që fituan me shifrat 2-0. P

5 Nëntor 2022, 23:28 Nga DOSJA

Lamtumirë me fitore, Pique nuk i mban lotët në ndeshjen e fundit,

SPANJË- Emocione në 'Camp Nou'. Ndeshja e fundit e Pique-s u zhvillua ndaj Almeria-s me katalanasit që fituan me shifrat 2-0. Para filimit të ndeshjes, shokët e skuadrës së Barcelonës, duke hyrë në fushë kanë veshur të gjithë fanellën me numër 3 të mbrojtësit spanjoll për të nderuar mbrojtësin spanjoll.

Në minutën e 85' Xavi e zëvendësoi në mënyrë që tifozët ti jepnin duartrokitjet e fundit. Pankarta dhe brohoritje bënë që lojtari të shpërthente në lot. 15 sezone te Barça duke zhvilluar 616 ndeshje, 52 gola të shënuar dhe 30 trofe të fituar duke përfshirë 8 La Liga, tre Champions League dhe tre Kupa të Botës për Klube.Për 35-vjeçarin gjithashtu një Kupë Bote (2010) dhe një Europian (2012) fitoi me fanellën e Spanjës.

E.Ç (Dosja.al)

pique barcelona

Sondazh

Poll