Sport

Icardi kthehet në 'bombardues', goditja e topit shkon në 124 km/h, në Turqi janë të çmendur pas tij (video)

Ai e kishte ëndërruar prej kohësh një mbrëmje të tillë në nivel individual. Mauro Icardi është rikthyer të flasë në fushën e lojës.

5 Nëntor 2022, 20:04 Nga DOSJA

Icardi kthehet në 'bombardues', goditja e topit shkon në 124

TURQI- Ai e kishte ëndërruar prej kohësh një mbrëmje të tillë në nivel individual. Mauro Icardi është rikthyer të flasë në fushën e lojës. Qendërsulmuesi argjentinas shkëlqeu me fanellën e Galatasaray-t, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Besiktas.

Galatasaray gjeti dy herë avantazhin me Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas me një pamje krejt të re, pikërisht flokët bjond, shënoi golin e dytë dhe të tretë të përvojës së tij në Turqi pas atij të 23 tetorit kundër Alanyaspor. Icardi u bë kështu argjentinasi i parë që shënon në një derbi kundër Besiktas.

Goli i parë i Icardit erdhi me një kordinim të jashtëzakonshëm duke e goditur topin me fuqi të madhe. Një top mbi të cilin portieri nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Sipas shtypit turk, të dhënat në lidhje me shpejtësinë e topit në gjuajtjen e Icardit ishte se shloi me 124 km/h.Pas golit të dytë, Icardi mori duarttrokitjet e tifozëve. Shpresa e të gjithëve është që sulmuesi të ketë gjetur qetësinë e duhur për të dalë mirë në fushë. Dhe ato të qeshura pas golave ​​janë një shenjë shumë e qartë.

E.Ç (Dosja.al)

galatasaray turqi icardi besiktas

Sondazh

Poll