Sport

Milan-Spezia/ Episodi që ndodhi në tunel, Ibrahimovic sheh Giroud dhe i jep një shuplakë: "Jam i mërzitur, kam bërë një gabim"

Olivier Giroud vendosi ndeshjen me një gol të bukur ndaj Spezias. Pavarësisht gjithçkaje, sulmuesi francez nuk u shfaq i buzëqeshur pas ndeshjes.

5 Nëntor 2022, 23:41 Nga DOSJA

Milan-Spezia/ Episodi që ndodhi në tunel, Ibrahimovic sheh Giroud dhe

ITALI- Olivier Giroud vendosi ndeshjen me një gol të bukur ndaj Spezias. Pavarësisht gjithçkaje, sulmuesi francez nuk u shfaq i buzëqeshur pas ndeshjes. Gjithë faji i naivitetit që i kushtoi kartonin e kuq dhe do të mungojë ndaj Cremoneses. Pas golit, sulmuesi francez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi hoqi fanellën.

Siç zbulon Sky, francezi ka shprehur zemërimin e tij në tunelin e stadiumit ku iu bashkua Ibrahimovic. Suedezi, i cili ka një mardhënie të mirë me francezin i dha një shuplakë në përpjekje për të ngritur moralin dhe madje për të shmangur lotët.

Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi nuk u fsheh dhe pranoi me hidhërim se e kishte harruar kartonin e parë të verdhë : “Gol shumë i bukur. Ne donim të fitonim dhe ishim energjikë deri në fund, më e rëndësishme është që morëm tri pikët, jam i inatosur sepse harrova se kisha një karton të verdhë."

E.Ç (Dosja.al)

giroud milan ibrahimovic

Sondazh

Poll