Sport

Premier League/ Dy fytyrat e Guardiolës, tërbohet me kartonin e kuq të Cancelo-s, ndërsa në 95' shpërthen në festë (video)

Manchester City fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Fulham teksa ai që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland në limitet e ndeshjes.

5 Nëntor 2022, 18:56 Nga DOSJA

Premier League/ Dy fytyrat e Guardiolës, tërbohet me kartonin e kuq

ANGLI- Manchester City fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Fulham teksa ai që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland në limitet e ndeshjes. Norvegjezi shndërroi në gol një 11-metërsh dhe ndezi festën në 'Etihad Stadium' për një sukses që mund të konsiderohet me plot gojën dramatike për mënyrën si erdhi pasi vendasit luajtën për pjesën më të madhe të kohës me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Joao Cancelos.

Manchester City arriti të fitonte ndaj Fulham në sekondat e fundit të takimit. Kartoni i kuq i Cancelo-s që shkaktoi penalltinë tërboi Guardiolën, megjithatë në minutën e 95', humori i teknikut ndryshoi në një eufori të papërmbajtshme, e cila menjëherë u bë virale.City është në krye të tabelës dhe pret rezultatin e Arsenalit në derbin e Londrës kundër Chelsea-t.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city guardiola

Sondazh

Poll