Sport

Tifozët e Napolit bllokojnë Google, kërkimi 'dhimbja e mesit' bëhet virale, shkak dëmtimi i Kvaratskhelia-s

Një dashuri me shikim të parë ajo mes Napolit dhe Kvaratskhelia-s, futbollisti gjeorgjian ka arritur të zëvendësojë dy idhuj si Insigne dhe Mertens në zemrat e tifozëve.

5 Nëntor 2022, 17:47 Nga DOSJA

Tifozët e Napolit bllokojnë Google, kërkimi 'dhimbja e

ITALI- Një dashuri me shikim të parë ajo mes Napolit dhe Kvaratskhelia-s, futbollisti gjeorgjian ka arritur të zëvendësojë dy idhuj si Insigne dhe Mertens në zemrat e tifozëve. Ditët e vështira kanë nisur për të. Futbollisti po mendon të zhvendoset në një shtëpi tjetër pas vjedhjes që iu bë, ndërsa në takimin e sotëm përballë Atalantës do të mungojë për shkak të dhimbjes së mesit.

Një lajm që shqetësoi napolitanët dhe për të kuptuar ndikimin që ka gjeorgjiani, tifozët e Napolit kërkuan në ueb termin 'dhimbje e mesit' që është më ikërkuari në Google në zonën e Campania-s.

E.Ç (Dosja.al)

napoli kvaratskhelia

Sondazh

Poll